#oranews #tirane
Duke nisur nga marsi pajisja me një patentë të kategorisë B pritet të kushtojë 40 mijë lekë më shtrenjtë. Për të përfituar nga çmimi aktual qindra të rinj po nxitojnë të kryejnë procedurat për regjistrimit me çmimin aktual.
Duke nisur nga marsi pajisja me një patentë të kategorisë B pritet të kushtojë 40 mijë lekë më shtrenjtë.
Mirëpo qindra të rinj po nxitojnë të kryejnë procedurat për regjistrimin në kursin e patentës përpara duke reflektuar dhe në rritjen e fluksit të poliklinikave në vend për kryerjen e procedurave.
Të gjithë kanë nisur procedurat për tu pajisur me patent.
Kjo është situata pothuajse në të gjitha qendrat shëndetësore të specialiteteve ku bëhet kontrolli i syve dhe i veshëve.
Fluksi i të rinjve që presin të pajisen me dokumentacion të domosdoshëm për t’u pajisur me leje drejtimi është I lartë pas lajmit se cmimi do të rritet nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani në 85 mijë lekë.
Mjekët pranojnë se që pas vendimit për shtrejntimit të patentës ka pasur një fluks qytetarësh ku gjatë orarit zyrtar të punës vetëm një okulist kryen 60 deri në 70 vizita në ditë.
Vendimi për rritjen e cmimit të patentave hyn në fuqi në muajin mars kjo si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR DPT dhe shoqata e autoshkollave.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!