Lajme Arkiva 2007
Ministri i ri i Drejtësisë, i propozuar një ditë më parë nga kryeministri Berisha, ka marrë dhe miratimin e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike.
Në një mbledhje formale që nuk i ka kaluar 20 minutat kryesia e partisë më të madhe mazhoritare, anëtar i së cilës është edhe vetë ministri i dorëhequr, Ilir Rusmali, ka votuar në mënyrë unanime emrin e Enkelejd Alibeaj si ministri i ri i drejtësisë për të cilin kryeministri Berisha nuk i ka kursyer vlerësimet maksimale.
Sali Berisha: “Kryesia pranoi në unanimitet me vlerësimin më të madh kandidaturën e zotit Alibeaj për ministër drejtësie si njërin nga do thosha pa ekzagjerim yjet, yjet e të drejtës në Shqipëri”.
Por kryeministri nuk ka harruar të flasë me superlativa dhe për bashkëpunëtorin e tij prej 12 vjetësh, zotin Rusmali.
Sali Berisha: “Kryesia e Partisë Demokratike shprehu vlerësimin më të madh për kontributin tejet të çmuar të zotit Rusmali dhe bindjen se ky kontribut do të njohë përmasa të reja. Absolutisht ai mbetet, ka qenë dhe mbetet njëri nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar dhe më të afërt”.
Pas miratimit nga kryesia e Partisë Demokratike Ministri i ri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duhet të marrë dhe shumicën e votave nga kuvendi, vota që mazhoranca qeverisëse i ka në parlament./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!