Grupi Wagner u shfaq për herë të parë në vitin 2014, kur po mbështeste forcat separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.
Në atë kohë ishte një organizatë sekrete, që vepronte kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe mendohet se kishte vetëm rreth 5000 luftëtarë - kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale. Por Wagner eshte rritur ndjeshem dhe tani ka 50,000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë një komponent kyç i fushatës ruse. Grupi i ushtrise private filloi të rekrutonte në një numër të madh te ushtarave në vitin 2022, sepse Rusia kishte vështirësi në gjetjen e njerëzve për ushtrinë e rregullt. Rreth 80% e trupave të Wagner-it në Ukrainë janë ish te burgosur ruse tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së në fillim të këtij viti. Megjithëse forcat mercenare janë të paligjshme në Rusi, Grupi Wagner u regjistrua si kompani në vitin 2022 dhe hapi një seli të re në Shën Petersburg. Grupi Wagner u përfshi në luftime ne krah te Rusise në qytetin e Bakhmut, në Ukrainën lindore. Një hetim i BBC-së për Grupin Wagner theksoi përfshirjen e besuar të një ish oficeri të ushtrisë ruse, Dmitri Utkin. Një veteran i luftërave të Rusisë në Çeçeni, mendohet të ketë qenë komandanti i parë në terren i Wagner-it dhe të ketë emëruar grupin. Kreu aktual është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i quajtur "kuzhinieri i Putinit" sepse ofronte sherbim katering për Kremlinin. Operacioni i parë i Grupit Wagner ishte duke ndihmuar Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014”, thotë Tracey German, profesore e konfliktit dhe sigurisë në King's College në Londër.
Në javët para pushtimit rus të Ukrainës, mendohet se Wagner kreu sulme me "flamur të rremë" për t'i dhënë Kremlinit një pretekst për pushtim. Në muajt e fundit, Prigozhin ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Mbrojtjes Shoigu dhe kreun e ushtrisë në Ukrainë, Valery Gerasimov, për paaftësi dhe për mosfurnizim te qëllimshem të njësive Wagner që luftojnë në Ukrainë .
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë tani se "formacionet vullnetare" në Ukrainë duhet të nënshkruajnë kontrata me të, deri në fund të qershorit. Grupi Wagner nuk u permend në njoftim, por lëvizja shihet si një përpjekje nga qeveria për të fituar më shumë kontroll mbi të. Prigozhin lëshoi një deklaratë duke thene se forcat e tij do të bojkotonin kontratat. Që nga viti 2015, mercenarët e grupit Wagner kanë qenë në Siri, duke luftuar së bashku me forcat pro-qeveritare dhe duke ruajtur fushat e naftës. Në Libi ka edhe mercenarë të grupit Wagner, që mbështesin forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar.
Republika Qendrore e Afrikëska ftuar Grupin Wagner për të ruajtur minierat e diamanteve dhe mendohet se po ruan minierat e arit në Sudan. Qeveria e Malit, në Afrikën Perëndimore, po përdor Grupin Wagner kundër grupeve militante islamike.
Prigozhin mendohet se fiton para nga këto operacione.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Wagner#Kremlin#TopChannelNews
Ещё видео!