Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje kryeministri Pandeli Majko, zv.kryeministri Ilir Meta, ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, ushtarake ne ministrine e Mbrojtjes.
Kryeministri Pandeli Majko ne Ministrinë e Mbrojtjes takohet me ushtaraket, duke ju garantuar mbështetje maksimale nga qeveria. Gjithashtu Majko kërkon mbrojtje maksimale në kufijtë Verior për shkak të situatës në Kosovë.
" Me ardhjen time këtu kërkoj të mbush atë lloj vakumi që ka mbetur pas ngjarjeve të fundit. Për më tepër jam djalë një ish oficeri dhe ambienti këtu është më familjar se në ministritë e tjera"- kështu e ka filluar prezantimin e tij kryeministri Pandeli Majko me ushtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kreu i ri i ekzekutiviit ka siguruar se do t'i japë mbështjetjen maksimale uniformave ushtarake brenda mundësive. Për ushtrinë duhet të jepet mbështejta maksimale. Ai shtoi se situata në Kosovë do të kerkojë shumë shpejt kontakte të shpeshta dhe një marrëveshje me partnerët Europiane për të vendosur stabilitetin në Ballkan. Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga i ka prezantuar shkurt kryeministrit Majko punën e bërë në ushtrinë shqiptare për ringritjen e saj pas trazirave të vitit të kaluar. Kryeministri Majko falenderon të gjithë ushtarët për qëndrimin e mbajtur për ngjarjet e 13 dhe 14 Shtatorit.
Gazetar : Roland Zili
Ещё видео!