355 kamera janë të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të vëzhguar situatën e sigurisë.
Në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve thonë se aeroporti është në mbikqyrje vazhdimisht gjatë 24 orëve, por kanë kërkuar avancimin e sistemit të monitorimit.
Këtë kërkesë ia kanë bërë zv/Kryeministrit Fatmir Limaj gjatë vizitës që i bëri kësaj qendre.
"Këto kapacitete të avancohen edhe të ofrojnë një siguri që mos të jemi aeroport i shënjestruar se nuk ka siguri", tha Samir Krasniqi, përfaqësuesi i Qendrës për Monitorimin e Kufijve.
Krasniqi kërkoi gjithashtu nga Limaj që të shqyrtojnë edhe një herë çështjen e kontrollit të kufirit me Shqipërinë.
Kjo qendër për monitorimin e kufijve konsiderohet një ndër qendrat më të mira në rajon.
Ещё видео!