#oranews #openbalkan #abazovic
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç , ka pranuar ftesën e Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Beogradin.
Në fjalën e tij në konferencën e Samitit, “Open Ballkan” tha se nuk ka dilema që Vuçiç do të kontribuojë që të kenë lajme të mira për Malin e Zi në raport me Serbinë.
Dritan Abazoviç: Vetë fakti që vizita ime e parë e Malit të Zi, në Beograd ësjtë lajm pozitiv për mua. Besoj se të vjen një bashkëpunim i mirë, apo i përsosur, është një rast mirë që të shkëmbejmë praktikën tonë, të jemi më të zgjuar, më të mirë e më inteligjent. Kam nder të madh të shkojë në Beograd. Ne u drejtojmë ftesë të gjithë liderëve edhe ato që nuk janë këtu, të vijnë në Mal të Zi.
Për mua është me rëndësi që të kemi një energji të mirë në këtë sallë. Falenderoj për ftesën, dhe nuk kam asnjë dilemë që Vuçiç do të kontribuojë që të kemi sa më shumë lajme të mira, për Malin e Zi dhe Serbinë. Jo vetëm kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur por edhe për tema të tjera. Besoj se në mes të paraqitjes së lajmeve të këqija të kemi lajme të mira. Me kënaqësi do vizitojë Beogradin.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!