#kreditebuta #anisasubashi
Programi i kredive të buta nga Bashkia e Tiranës do të vijojë edhe vitin e ardhshëm. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social, Anisa Subashi thotë se edhe pse Shqipëria vjen pas pandemisë së Covid-19 dhe situatës së çmimeve të krijuara nga lufta në Ukrainë, edhe për vitin 2023 pritet të përfitojnë 450 familje të tjera.
“Kemi patur afërsisht 2 mijë aplikime, në fazën e parë dhe në fazën e dytë 1600 aplikime. Ne na ka ardhur një buxhet nga Ministria e Financave për 450 familje përfituese për vitin 2023”.
Por nga programi për kredi të butë nuk përfitojnë vetëm çiftet e reja, por edhe individë të vetëm të cilët shkëputen nga familja.
“Nuk lemë pas dore asnjë individ tjetër, nuk penalizohen individë, të rinj që janë të vetëm dhe duan të ndërtojnë shtëpi të re”.
Por sa është vlera e kredisë që përfiton një familje apo individ i vetëm?
Në 5 vitet e fundit në Tiranë kanë përfituar kredi të butë për banesë rreth 4 mijë familje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!