Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm dhënë nga Shkalla e Parë për Ardian Çapjen dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, në vitin 2012 në Elbasan.
Burg të përjetshëm do të vuajë sipas Apelit edhe Olsi Leku, i konsideruar nga SPAK si ekzekutor fizik i babë e bir në apartamentin e tyre.
Për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Canin, u la në fuqi dënimi me nga 25 vjet burgim.
Edhe pse SPAK kërkoi një dënim më të ulët, treshja e Apelit gjithashtu vlerësoi të lërë të pandryshuar edhe dënimin me 16 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhin, i cili ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.
SPAK thotë se motiv për ngjarjen ishte hakmarrja për vrasjen e vëllait të Ardian Çapjas në vitin 2005.
Ishte bashkëpunimi i Ervis Bardhit në vitin 2019 që çoi më pas në zbardhjen e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Nezir e Gentian Beqiri brenda apartamentit të tyre, teksa ky u fundit ishte në arrest shtëpie.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!