Dy muaj më parë një fëmijë 8 vjeç humbi jetën teksa u përplas nga një makinë. Vetëm dy ditë më parë një 69 vjeçar këmbësor po ashtu gjeti vdekjen dhe aksidentet shënohen thuajse çdo ditë në aksin Elbasan-Peqin.
Pasditen së premte një tjetër aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën u shënua pranë fshatit Pajovë.
Ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar në këtë aks rrugor është 80 km/H ka segmente pranë shkollave e zonave të banuara ku shpejtësia dikton 30 km/h. Por, ky kufizim sfidohet nga shoferë të papërgjegjshëm, që më pas bëhen burim aksidenti.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore regjistroi në këtë rrugë shpejtësinë çmenduri gati 200 kilometrash në orë.
Në njoftimin e saj policia thotë: “198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h dhe trafiku shumë i lartë. Shpejtësi fluturuese e cilëson policia në njoftimin e saj teksa bën apel “ndaluni, para se shpejtësia t’ju ndalë.”
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksidentet#PoliciaRrugore
Ещё видео!