Koreja e Veriut ka kryer këtë të hënë testimin e parë në pesë muaj të një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, përderisa Pheniani është zotuar se do të përgjigjet fuqishëm kundër Shteteve të Bashkuara. Ky testim po ashtu vjen në kohën kur Koreja e Jugut po forcon planet për mbrojtje bërthamore.
Qeveria koreanojugore e përshkroi raketën e testuar si armë me lëndë djegëse të ngurta, që me gjasë është referencë për raketën balistike ndërkontinentale, Hëasong-18. Kjo raketë ka shtytës me lëndë djegëse të ngurta dhe kjo bën që lëshimi i saj të jetë më vështirë i detektueshëm, krahasuar me raketa që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme. Më herët, lideri verikorean, Kim Jong Un, e kishte cilësuar raketën Hëasong-18 si armën më të fuqishme në forcat e tij bërthamore. Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa e Veriut fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se raketa u ngrit në një lartësi prej 6.000 kilometrash. Detajet e fluturimit të kësaj rakete përkojnë me testimin e dytë të raketës Hëasong-18 të kryer nga Veriu në korrik. Testimi i parë, ndërkaq, ishte kryer në prill. Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh të raketave balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, në synim që të fitojë aftësinë që të kryejë sulme bërthamore në tokën amerikane. Por, të gjitha testimet e kaluara të raketës Hëasong-18, para testimit të prillit, janë kryer me shtytës me lëndë djegëse të lëngshme, raketa të cilat nuk mund të udhëtojnë për periudha të gjata kohore. Testimi i së hënës është i dyti për dy ditë radhazi i kryer nga Koreja e Veriut. Të dielën, Pheniani testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, që ra në ujërat në lindje të brigjeve të Koresë së Veriut. Sipas ushtrisë jugkoreane, raketa e lëshuar të dielën fluturoi rreth 570 kilometra. Kjo rreze veprimi, sipas vëzhguesve, është e mjaftueshme që të arrijë te të gjitha vendet kyçe në Korenë e Jugut, përfshirë edhe në instilacionet ushtarake të SHBA-së, nëse raketa do të lëshohej afër kufirit mes Jugut dhe Veriut.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Testi#KoreaVeriut
Ещё видео!