Kush nuk ka mundur të shprehë ndonjë dëshirë ndëra një yll bie, nuk duhet ta humbasë këtë rast. Takimi me yjet që bien nga qielli është fiksuar natën e 10 gushtit dhe spektakli në qiell, edhe nga vendi ynë, do të jetë i jashtëzakonshëm. Mbrëmjen e 10 gushtit, nga perëndimi në agim, të gjithë mund të zgjedhin një vend pa shumë ndotje nga drita, dhe të qëndrojë me sytë nga qielli.
Po flasim për shiun më të famshëm të meteorëve, të njohur si Perseidet, që do të arrijë kulmin me mbi 100 meteorë për orë nga 10 deri më 13 gushti.
Perseidet janë një evend i përvitshëm dhe aktiv mes korrikut dhe shtatorit. Vera e nxehtë dhe moti i pastër e bën më të lehtë shijimin e spektaklit – thotë NASA sipas të cilës, kulmi i eventit do të arrihet më 13 gusht dhe do të jetë i dukshëm në të gjithë hemisferën veriore në orët para agimit. Hëna e plotë dhe e shndritshme do të shoqërojë shiun e meteorëve, e kjo mund të prekë pakëz shikueshmërinë. Shiu i meteorëve është i njohur për ato që shkencëtarët i quajnë lëmsha zjarri, që nasa i përshkruan si shpërthime të mëdha drite dhe ngjyrash që mund të zgjasin më shumë se vazhga e një meteori.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Yjet#Meteorët#TopChannel
Ещё видео!