Në kryesinë e kuvendit, deputetët e Partisë Socialsite, filluan këtë të hënë, diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Ndonëse duhen edhe katër muaj të qëndrimit në detyrë të Ilir Metës, për emrin e ri procedurat përcaktojnë se duhet të nisin në fund të muajit maj.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socilaste, Taulant Balla, deklaroi se ai së bashku me sekretarin e përgjithshëm Damian Gjiknui dhe ministren e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali; janë tre emrat e mandatuar nga mazhoranca për t’u konsultuar me grupet opozitare të kuvendit lidhur me kandidaturat.
Po afron dita që në konferencën e kryetarëve të ketë një kalendar për zgjedhjen e presidentit të republikës, jo më vonë se 60 ditë nga dita e përfundimit të mandatit, pra jo më vonë se 24 maji duhet të ketë filluar procesi. Kuvendi do të marrë kohën e duhur për të zhvilluar një proces. PS ka udhëheqësinë e këtij procesi si shumicë parlamentare, dëshira është për një proces të hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit për të konsultuar me grupet e tjera parlamentare, me deputetë me këdo që është i interesuar për të institucionalizuar një dialog konstruktiv.
Për zhvillimin e një dialogu konstruktiv me opozitën, socialistët do të duhet të ulen në negociata me demokratët. Megjithatë, edhe pas vendimit të gjykatës së Tiranës, Balla u shpreh se nuk ka ende një grup parlamentar të rithemelimit, ndaj nuk dihet se si do kryhen negociatat me opozitën.
Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre. Rruga evropiane e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagenit kanë përcaktuar se duhet dialog. PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend.
Në deklaratën për shtyp, Taulant Balla hodhi poshtë të gjithë zërat që qarkullonin për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar, nga kryeminstri Edi Rama, teksa theksoi se objektivi kryesor në këto momente është zgjedhja e një presidenti ‘mbi palë.’
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Negociatorët#Presidenti#TopChannel
Ещё видео!