Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e grupimit ‘Alibeaj’ lidhur me çështjen ‘Beëhetti’. Demokratët, përfaqësuar nga Marash Logu, pretendonin se vendimi i mazhorancës socialiste për të mosmiratuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Beëhettin, ishte antikushtetues.
Deputetët kërkonin që ngritja e këtij komisioni të çonte në verifikimin e veprimeve të autoriteteve e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe ndikimin e tyre në dëmin prej 120 milionë eurosh që duhet të paguajë shteti shqiptar ndaj Becchettit.
Megjithatë avokati i Kuvendit, Erind Mërkuri dhe avokatja e shtetit, Irma Qosja parashtruan se në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut është duke u zhvilluar një proces me aplikant Francesco Becchettin, ku janë paraqitur dokumente të arbitrazhit. Këto dokumente duhet të jenë konfidenciale dhe në respekt të së drejtës ndërkombëtare nuk mund të bëhen publike.
Në përfundim të procesit gjyqtarët Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Beci dhe Genti Ibrahimaj votuan pro rrëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike, me arsyetimin se kërkesa nuk përmbush kriteret kushtetuese të nevojshme për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Pamje: RAI
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!