[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Qeveria shqiptare mbyll kontratën me kompaninë britanike e cila asistoi doganat në mbledhjen e të ardhurave dhe në luftën kundër kontrabandës. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave shprehet se ka përfunduar bashkëpunimi me “Crown Agents”, ndërsa sqaron se arsyet se përse kontrata nuk u zgjat dhe me një vit tjetër, është se tashmë janë përvetësuar standardet ndërkombëtare në fushën e mbledhjes së të ardhurave në dogana.“Pas një eksperience bashkëpunimi dyvjeçare me këtë shoqëri të njohur ndërkombëtarisht për konsulencën që ofron në çështje të rëndësishme në rang botëror, tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam”.Në deklaratën e financave thuhet se qeveria është e kënaqur nga puna e britanikëve. Edhe pse pranohet se të ardhurat në buxhet nga doganat kanë qenë në rënie, numri i kontrolleve të “Crown Agents” dhe kontrabanda e zbuluar në këto vite janë shifra, të cilat kanë qenë gjithnjë e në rritje.“Asistenca e “Crown Agents” ka dhënë rezultat edhe në rreth 25 hetime të përbashkëta, ku janë propozuar 28 masa disiplinore dhe janë arrestuar në flagrancë edhe agjentë doganorë. Në rastet kur është konstatuar kontrabandë, në bashkëpunim me CA, janë bërë 19 kallëzime penale dhe janë realizuar 14 operacione të përbashkëta, ku u shkatërruan rreth 7 200 copë mallra të piratuara, në zbatim të detyrimeve ligjore të mbrojtjes së pronësisë industriale, etj.”Pavarësisht njoftimit për shtyp, ministria nuk ka qenë e kënaqur me punën e britanikëve, të cilët arritën të marrin 8.4 milion euro për asistencën e dhënë në dy vite. Kontrata që Këshilli i Ministrave miratoi në parlament, njihte të drejtën e zgjatjes dhe me një vit të saj, por kjo nuk ka ndodhur. Edhe pse ka patur kushtin kryesor rritjen e të ardhurave doganore me 1% të prodhimit të brendshëm bruto, ky kusht nuk arriti të plotësohet nga britanikët.
Ещё видео!