[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kjo e enjte shënon një muaj nga rënia e tërmetit shkatërrimtar të 26 nentorit, që goditi vendin, duke lënë pas 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur. Katër javë më pas, situata në Qarkun e Durrësit, Lezhës e Tiranës vijon të jetë e vështirë. Mijëra banorë, sidomos në zonat e fshatrave, vazhdojnë të jetojnë në çadra. Nga dita në ditë ata po përballen me motin e ftohtë dhe temperaturat që sa vijnë e ulen. Shumë prej tyre kanë refuzuar të zhvendosen, për shkak se nuk duan të lënë tokën dhe bagëtitë. Shumë të tjerë në zonat e qyteteve ndodhen ende në hotelet u u vendosën orët e para pas tërmetit. Por edhe ata duhet të zhvendosen, pasi hotelet duhet të bëhen gati për sezonin veror. Zgjidhja qe kanë dhënë autoritetet vendore deri më tani, është bonusi i qirasë. Janë me mijëra familjet që kanë marrë tashmë shumat përkatëse, duke u sistemuar në ambiente të përkohshme. Por ky fluks kërkesash ka bërë qe qiratë të rriten menjëherë , sidomos në Tirane e Durrës. Ndërkohë ekipet e ekspertëve në terren po shkojnë drejt mbylljes së inspektimit të plotë të banesave të dëmtuara. Janë mbi 20 mijë objekte me probleme të klasifikuara në disa kategori. Sisteme të reja po zbatohen për hedhjen e të dhënave, në mënyrë që brenda janarit të jketë një bilanc konkret të dëmeve.Kjo do ta ndijmohë qeverinë që të shkojë me shifra konkrete në konferencën e pritshme të donatorëve. Por për një pjesë të madhe të pallateve dhe banesave të tjera vendimin e mori vetë tërmeti i 26 nentorit: lëkundjet e forta i dëmtuan ato pa kthim. Të tjerë objekte u rrafshuan nga fadromat ose tritoli i ushtrisë. Për mijëra banorë të këto kushte këtë fundvit nuk ka festë. Ose thënë ndryshe, viti i ri do ti gjejë në rrethana krekt të pazakonta. Megjithatë qeveria ka premtuar se shumë shpejt, brenda gjashtë mujorit të parë të 2020, do të jepen shtëpitë e reja. E pas tyre edhe lagje të tëra që do po planifikohen.
Ещё видео!