Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot nga njësia 8 në Tiranë, ku mori pjesë në votimin e kandidatëve të PD për Tiranën. Basha u shpreh se demokratizimi i PD sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e cdo qytetari të ketë peshën e saj.
"Sot kam ushtruar edhe unë të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon, votën e anëtarësisë. Ky proces është zhvilluar në gjithë Shqipërinë, sot kulmon në Tiranë pjesëmarrja është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe vendosmërisë tonë që sot të bëjmë realitet brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet nesër për të gjithë shqiptarët.
Ещё видео!