Tre fëmijë dhe një foshnjë janë ekzekutuaer në mënyrë barbare në Guayaquil të Ekuadorit, si pasojë e një përplasjeje mes bandave të drogës. Fëmijët e moshës 3, 5 dhe 7 vjeç si dhe i katërti një foshnjë 7-muajshe, u vranë në mënyrë të pamëshirshme nga plumbat e lëshuara mbi shtëpinë e tyre, teksa të plagosur rëndë kanë mbetur edhe prindërit e tyre, me nënën që është në gjendje kritike.
Ajo që e ka bërë edhe më tragjike masakrën, është zbulimi I policisë se autorët e krimit të rëndë kishin ngatërruar shtëpi dhe kishin ekzekutuar të familjen e gabuar. Sipas policisë, shënjestër e kriminelëve besohet të ketë qenë një shtëpi ngjitur, e cila i përket një personi të skeduar për pjesëmarrje në trafikun e drogës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë ngjitur, u gjet edhe një sasi e madhe eksplozivi, teksa duket se gabimi i shënjestrës së vrasësve shoi një familje të tërë, të pafajshme në Ekuador.
Në Guayaquil ndodhet edhe porti më i madh i Ekuadorit, prej ku nisen edhe sasitë më të mëdha të kokainës, e cila më pas shpërndahet në tregun Europian dhe jo vetëm. Në qytet veprojnë grupime të ndryshme mafioze, teksa më të njohurit janë Los Lagartos dhe Mafia 18, të cilat kanë ofruar përplasje të shumta tragjike vitet e fundit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ekuador#Mafia
Ещё видео!