[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Për Lulzim Bashën, reforma në sistemin e drejtësisë kërkon gjithëperfshirje dhe jo deklarata elektorale. Në një deklaratë shpërndarë mediave, kreu i opozitës konsideroi deklaratën e kreut të qeverisë si hipokrizi, pasi nuk tërhiqet nga bllokimi, por gjen pretekste per t’i ikur përgjegjësisë dhe per t’ju fshehur Venecias. Basha ripërsërit propozimin e tij për kapërcimin e ngërçit politik, që sipas tij është tërësisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias. Ja çfarë roli i jep propozimi i PD, ndërkombëtareve ne proces:“Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.”Më herët gjatë ditës, kryetari i kuvendit Ilir Meta pas takimit qe pati me kryeministrin Edi Rama ne zyrën e këtij te fundit, inkurajoi intensifikimin e kontakteve mes palëve për gjetjen e kompromisit për miratimin e reformës në drejtësi. Ai deklaroi se përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime, përfshirë edhe një takim mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha, mund gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Sipas tij, për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit. Për Metën, kjo është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve reformën e domosdoshme në drejtësi.
Ещё видео!