Sipas të dhënave të ministrisë serbe të Mbrojtjes, serbia ka eksportuar në 2021 armë në vlerë prej rreth 500 milionë dollarësh. Kjo përbën një rritje prej 30 për qind krahasuar me një vit më parë kur vendi eksportoi armë në vlerë prej 384.2 milionë dollarësh. Në vitin 2020, Serbia kishte eksportuar më së shumti armë në Emiratet e Bashkuara arabe, ndjekur nga shba dhe qiproja - thuhet në të dhënat e Ministrisë serbe të Tregtisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për eksportin e armëve.Arma më e kërkuar për shitje është obusi serb “Nora”, pasuar nga sistemi i raketave “Tamnava” dhe makina luftarake “Lazar”. “Ne shesim armë për të jetuar më mirë, për të pasur paga dhe pensione më të larta”, tha muajin e kaluar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Muajin e kaluar, një avion ukrainas që po transportonte armë serbe për në Bangladesh u rrëzua në Greqi. Pas kësaj ngjarjeje u ngrit sërish pyetja se kush e ndërmjetëson eksportin e armëve serbe dhe ku përfundojnë ato. Pas rrëzimit të avionit që po transportonte armë serbe, emri i Slobodan Teshiçit u vu në qendër të vëmendjes. Ky i fundit është në listën e sanksioneve amerikane që nga viti 2017 dhe kësaj liste, më 2019 iu shtuan edhe nëntë bashkëpunëtorë të tij. Arsyeja e sanksionimit të tyre ishte tregtia e paligjshme e armëve me disa shtete si dhe dhënia e ryshfetit. Teshiç gjithashtu ishte në listën e ndalimit të udhëtimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 2003 deri më 2013, për shkak të shkeljes së sanksioneve të OKB-së për eksportet e armëve me Liberinë. Rrjeti hulumtues BIRN raportoi më herët këtë muaj se kompanitë e lidhura me Teshiç eksportonin armë në SHBA dhe se ai po “shmangte” sanksionet. Por as Teshic dhe as Pentagoni nuk kanë pranuar të bëjnë komente.
Kur flitet për eksportin e armëve nga Serbia ka shumë pikëpyetje se ku përfundojnë ato. Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar Beogradin se këto armë ndonjëherë përfundojnë në duart e ekstremistëve dhe përdoren për sulme ndaj civilëve. Emri i serbisë është përmendur për furnizimin me armë të juntës në Mianmar, Jemen apo në rajonin Sahel të Afrikës perëndimore me armët serbe kanë përfunduar edhe në duart e anëtarëve të degës së grupit militant, Shteti Islamik atje. Azerbajxhani ka akuzuar serbinë se ka dërguar armatime në armeni ndërkohë që municione serbe janë parë edhe në pushtimin rus të Ukrainës, më së fundmi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbi#Arme#TopChannel
Ещё видео!