#samitiprocesitberlinit #marrveshje
Duke nisur nga janari i vitit të ardhëm vendet e Ballkanit perëndimor do të ndihmohen nga Bashkimi Europian përmes një granti në vlerën e 1 miliard Eurove.
Ka qenë Presidentja e Komisionit Europian në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin Rama, e cila konfirmoi nga Procesi i Berlinit mbështetjen për 6 vendet e rajonit, ku Shqipëria do të përfitojë 80 milionë Euro.
Gjatë procesit 6 liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshjet rajonale që i hapin rrugë lëvizjes së lirë me karta identiteti, njohjes së diplomave të Arsimit të Lartë, si dhe njohjes së kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.
“Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë proces”, u shpreh Scholz.
Në kuadër të lëvizjes së lirë, të pyetur për debatin që ka ngjallur mes Anglisë dhe Shqipërisë emigracioni i shqiptarëve në Britani, kancelari Sholz dhe presidentja e Komisionit Europian thanë se “rrjedhja e trurit të një vendi” i ka shoqëruar të gjitha vendet e BE dhe ato jo anëtare që kanë qenë në procesin e negociatave.
“Ata që do bashkohen me BE do duhet ta pranojnë këtë koncept të lëvizjes së lirë. Rrjedhja e trurit është problem për vendet, po, por shumica kthehen e vendi përfiton nga përvojat që kanë arritur jashtë. Po të shihni Gjermaninë do shihni që ka shumë gjermanë në Evropë që ikin për 15 vjet ndonjë herë kthehen ndonjë herë jo. Kjo funksionon kështu për të gjithë. Çfarë të bëjmë që të qëndrojnë në vendin e tyre? Përgjigja e vetme është shpresa nëse krijojmë atmosferë më të mirë ekonomike vende të mira pune e të ardhme me të mirë kjo është përgjigja”, është shprehur Scholz.
“Lëvizja e lirë për qëllime punësimi, do e shihni që e kemi pasur këtë proces në çdo vend që ka qenë në proces anëtarësimi. Sa më pranë i afrohemi anëtarësimit aq më pak është i fortë ky efekt. Rritja e standardeve të jetesës është zgjidhja”, theksoi Von der Leyen.
Deklaratave të politikanëve britanikë lidhur me pushtimin e shqiptarëve në kufi, kryeministri Rama i dha sërish përgjigje edhe nga Berlini duke i ftuar ata të mësojnë nga Gjermania.
“Gjermania pati një problem të ngjashëm dhe nuk dëgjova asnjë politikan, e jo më ministra që të flasin për pushtimin dhe të thonë që shqip janë kriminelë që sjellin kriminelë. Pashë një qeveri mjaft të interesuar për ta trajtuar çështjen me seriozitet dhe dinjitet duke e radhitur në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve dhe duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyrën më dinjitoze dhe më të respektuar, ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur me pushtues dhe gangsterë lidhur me kufirin e krimit, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani të ndreqin problemet e veta. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm, nëse ka problem mes kanalit dhe Britanisë, të gjejnë një zgjidhje. Ka qenë problem britanik jo i joni. Të shënjestrosh një dokument nuk tingëllon britanike, tingëllon si një britmë britanike”, u shpreh Rama.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!