Disa ditë pasi policia e Shkodrës njoftoi për shpëtimin e një të mituri afgan që mbahej nën presion në punë në një servis makinash në fshatin Berdicë dhe arrestimin e procedimin penal të familjes Pashuku, familja ka vendosur të reagojë.
Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaj shtetasi afgan në Shkodër ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë. Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku, dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku, tregojnë se afganin e kanë gjetur në një lokal në hyrje të Shkodrës, 4 muaj më parë, teksa kërkonte ndihmë. Ata e kanë marrë në punë në servisin e tyre, e kanë strehuar dhe e kanë ushqyer.
Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16, dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij. Po ashtu, Lazër Pashuku shprehet se gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të fituar azil dhe për t’u larguar tek familja e tij në Greqi.
Familja Pashuku kërkon drejtësi për të arrestuarin Alehandro Pashuku dhe të shpallurin në kërkim Kristjan Pashuku, duke thënë se nuk është e vërtetë se e ka trafikuar dhe se nuk ka pasur asnjë lloj presioni; përkundrazi, e kanë ndihmuar atë maksimalisht.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkodër#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!