Pas vendimit për instalimin e 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë, Prishtinën e vizitoi këtë të mërkurë admirali Stjuart Manç, kreu i komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Gjatë takimit të tij me komandantin e KFOR-it, Manç ka deklaruar se përveç 700 trupave shtesë që është vendosur të dislokohen në Kosovë, edhe një batalion rezervë po qëndron në gatishmëri.
Po ashtu admirali i lartë është takuar edhe me ushtarët hungarez dhe italianë të KFOR-it, të cilët u lënduan gjatë dhunës së ushtruar nga protestuesit serbë të hënën në Zveçan.
Ndërsa me ambasadorët e vendeve të Kuintit u konsultua për mundësinë e rikthimit të dialogut mes palëve dhe për t’i dhënë fund dhunës.
Sakaq, telat me gjemba janë vendosur nga KFOR-i në ditën e pestë të protestave të qytetarëve serb në Zveçan dhe në dy komunat e tjera në Leposaviq dhe në Zubin Potok.
Protestuesit të cilëve u prinin mantelbardhët vendosën flamuj të Serbisë.
Edhe gjatë kësaj proteste nuk munguan sulmet ndaj makinave të policisë dhe të mediave. Policia e Kosovës bëri të ditur se si pasojë e një sulmi të serbëve me mjete të forta gjatë orëve të pasdites, një efektiv i saj është plagosur.
KFOR mësohet po kryen patrullime edhe në qytete në veri të Kosovës.
Ndërkohë, Gjykata e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë dy serbëve të arrestuar të hënën në Zveçan, të cilët dyshohet se u shkaktuan lëndime pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesit të listës serbe zhvilluan takime në komunën e Zveçanit dhe me përfaqësues të EULEX dhe BE, duke shpallur tre kërkesa: lirimin e serbëve të arrestuar, tërheqjen e forcave speciale të policisë nga ndërtesat komunale nga veriu dhe kryetarët shqiptarë të komunave.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!