#reportTV #lajmeshqip #lajme
POGRADEC- Të premten e 18 Shkurtit pamjet e qenve të ngordhur në fshatin Gurras të Pogradecit sollën reagime të forta të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Por çfarë ka ndodhur për të mbërritur deri tek pamjet tronditëse. Report Tv e ka ndjekur nga afër këtë skandal duke mësuar se një zinxhir hallkat nuk kanë funksionuar, nisur nga Bashkia e Pogradecit, që ngarkohet nga Ligji për "Shërbimin Veterinar" që të kujdeset për kafshët shoqëruese dhe mbajtjen nën kontroll të numrit të tyre.
Godinat e rrënuara
Këto godina të rrënuara dhe të braktisura në fshatin Gurras, në juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes por në përdorim nga Bashkia e Pogradecit shërbenin si vendstrehim për qentë. Prej 5 vitesh kafshët mblidheshin nëpër rrugët e qytetit liqenor dhe me kamicionë transportoheshin në Gurras. Siç shihet në pamje, është një ambient larg kushteve higjieono-sanitare dhe pa ujë. Bashkia e Pogradecit kishte punësuar Faik Kishtën për t'u kujdesur dhe për të ushqyer qentë. Ky person më datë 26 Janar 2021 është larguar nga puna dhe janë caktuar dy persona të tjerë për kujdesin ndaj qenve të grumbulluar në këtë vendstrehim.
Mungesa e ushqimit
Pas denoncimit me pamje të kushteve mizore ku mbaheshin të lidhur qentë deri në ngordhje, ish-punonjësi i bashkisë Faik Kishta deklaroi në media se institucioni ku punonte nuk e kishte furnizuar me ushqim, ndaj 7 qen kanë ngordhur prej urisë.
"Detyra ishte kapja, transportimi dhe të ushqeja qentë. Këta nuk kanë dhënë asgjë për bazë ushqimore. U bënë 5-6 muaj që këto kafshë kishin mungesë ushqimi. Veterinerët e bashkisë nuk vinin atje, nuk kishte as sterilizim asgjë tjetër. Unë së fundmi kisha 35 qen dhe nuk kisha mundësi t'i ushqeja. 7 qen ngordhën nga uria. Përgjegjëse është bashkia", tha Faik Kishta.
Por në një intervistë për Report TV, Nertil Çollaku, Kryeinspektor në Bashkinë e Pogradecit shprehet se ushqimi nuk ka munguar,
"Arsyeja kryesore që arritëm në këtë gjendje është se ish-punonjësi Kishta mashtronte dhe gënjente. Kemi dyshuar se ai nuk i ushqente qentë e mbante ushqimin për derrat e tij, ndaj e larguam nga puna", shprehet Çollaku.
Ещё видео!