Policia ka vënë në pranga Ardian Çapjan, 53 vjeç, një person me precedente të theksuara kriminale në qytetin e Elbasanit, ndërsa në kërkim është shpallur Florenc Çapja.
Dy janë veprat penale për të cilat ata akuzohen; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Çapjat dyshohet se janë autorët e vrasjes së ndodhur në Elbasan në vitin 2012, ku u ekzekutuan babë e bir, Nezir dhe Gentian beqiri.
Ardian Çapja u arrestua për shkak se në dritë kanë dalë prova të reja nga kjo vrasje. Po ashtu ka pasur edhe dy persona, të penduar të drejtësisë që kanë folur lidhur me ngjarjen, që implikon Çapjat.
Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona shkuan pranë apartamentit ku jetonin babë e bir, e cila ruhej nga dy policë për shkak se Gentiani ishte në arrest shtëpie, i dyshuar si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005. Autorët hyn brenda me pretendimin se ishin miq të familjes, por sapo hyn shkuan dhe ekzekutuan Gentianin në krevatin ku ai qëndronte i paralizuar. Më pas, babin e tij, Neziri, e godasin me sende të forta dhe me thikë, duke e lënë edhe atë të vdekur. Vrasësit u larguan të pashqetësuar për të mos u kapur, megjithëse vazhdimisht përmendej se vrasja e gentian Beqirit ishte zinxhir i një seri vrasjesh në Elbasan.
Zanafilla nis në vitin 2005, pas përplasjes së ish shefit të qarkullimi rrugor të Elbasanit, Fadil Mema dhe Sokol Çapjas, ky i fundit mbeti i vrarë. Disa muaj më pas, në maj të 2006, vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi.
Ngjarja tjetër e rëndë, do të ishte ajo e vrasjes së babë e bir, në 2012. Por 3 vite më pas, përplasjet zhvendosen në Itali, aty ku jetonte dhe punonte Fadil Mema, si gazetashitës. Ai u ekzekutua në Torino në vitin 2015.
Një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjar të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi ajo që njihet si “Masakra e Elbasanit”. Dy persona të armatosur hapën zjarr me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur tre persona, mes tyre Agron Çapjan. Në prill të 2016, ekzekutohet në një hotel në tiranë, Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës. Kujtojmë se Florenc Çapja, i akuzuar për atentatin ndaj Memës, arriti t’i shpëtonte drejtësisë në vitin 2019, kur gjykata e Elbasanit, vendosi të pushojë çështjen ndaj tij.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArdianÇapja#FlorencÇapja#TopChannel
Ещё видео!