Vizitorë të shumtë zgjedhin që të kalojnë fundjavën në llixhat e Sarandoporit në juglindje
Mes atraksioneve turistikë mbresëlënës juglindja ofron për vizitorët edhe turizmin kurativ të llixhave të Sarandoporit të cilat gjenden rreth 7 km larg Leskovikut.
Ky thesar i natyrës,që ndërthur bukuritë e kanioneve, peizazhit dhe ujërat termalë të llixhave,ka nisur të kthehet gjatë fundjavave në një destinacion të preferuar për grupe vizitorësh nga qytete të ndryshme të vendit.
I mahnitshëm dhe i pazbuluar si destinacion turistik, Sarandopori po zgjon kuriozitetin sidomos të tē rinjve.
“Kam dëgjuar për herë të parë nga mediat, portalet, postimet e ndryshme. Po kaloj shumë mirë, ambienti është i lezetshëm, çdo gjë është perfekt”.
“Është vend i papromovuar, duhet të vijmë”.
“Jemi 20 të rinj nga qyteti i Korçës, shumë interesant, vendin nuk e dinim që ndodhej pranë nesh, e shohim si një eksperiencë të re në një habitat të ri”.
Ka edhe të huaj që e kanë zbuluar këtë vend.
“Është hera e parë që vizitoj Sarandoporin. Është një vend i mrekullueshëm. Jam e surprizuar me vendet e Shqipërisë. Më vjen mirë që autoritetet ruajnë këto vende”.
Veç aventurës dhe plazhit mes peizazhit të egër të brigjeve të Vjosës, vizitorët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga vlerat kurative të mbi 40 burimeve që kanë krijuar ujërat termalë të Sarandoporit.
“Është ujë që jo pa të drejtë, edhe Bajroni kur e ka vizituar në kohën e Perandorisë Osmane, e ka quajtur ‘uji çudibërës’ sepse ky ujë përveç kombinimit të lidhjeve të squfurit që është polivalent, gjithashtu në përbërje tretësirën që vjen nga algat squfur-fiksuese, të cilat e kthejnë squfurin në një preparat që vepron në të gjitha çrregullimet e qelizave në të gjitha organet e trupit”, u shpreh Iljon Thanasi, drejtor i Agjencisë së Zonave te Mbrojtura.
Rruga e amortizuar nga Leskoviku drejt llixhave mbetet një problematikë që nuk po gjen ende zgjidhje, duke ndikuar edhe në numrin e ulët të vizitorëve.
Është hera e parë pasi aksesi në muajt e Dimrit është pak më i vështirë. Përveç vlerave që dihen, që janë ujëra termalë me vlera të veçanta, edhe peizazhi, edhe bukuria natyrore që ofron, klima, është shumë e mirë, tha Shpresa Mezini.
Llixhat e Sarandoporit janë shfrytëzuar prej kohës së Perandorisë Osmane.
Deri në vitin 1997 në afërsi të llixhave ka qenë në funksion edhe një spital me kapacitet për 80 pacientë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!