Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se kreut të mazhorancës i intereson që të ketë përballë një opozitë të përçarë.
Ndaj, ai shtoi se forcat opozitare duhet të jenë të unifikuara në qëndrimin që duhet të mbajnë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.
“Ajo që ne duhet të bëjmë si opozitë është se duhet të marrim një vendim në raport me veten tonë. Të paktën për të qenë të unifikuar në qëndrim, qoftë dhe për të mos marrë pjesë në proces”, tha Mediu.
Sipas tij, negociatat duhet të bëhen përmes disa emrave të zgjedhur me konsensus nga partitë e opozitës përfshirë edhe LSI.
“Me kë shkoj në negociata nuk ma dikton dot Taulant Balla. Nuk e dikton PS. Çështja është se ne duhet të gjenim gjuhën e përbashkët se në fund janë deputetët që votojnë”, deklaroi Mediu.
Nëse do të realizohej ky konsensus atëherë shtoi ai, PS nuk do të kishte komoditetin që të negocionte me palë të ndryshme.
Mediu tha se opozita duhet të dërgojë emra për kandidatë por jo pa u konsultuar brenda vetes pasi në të kundërt nuk ka pse merr pjesë në seancë kur nuk ka asnjë kandidat.
Emisioni më i ri në Euronews Albania i kushtohet ekskluzivisht shoqërisë shqiptare dhe problemeve tona të shumta. Duke depërtuar në këndet më të largëta, emisioni ka marrë përsipër të sjellë ngjarjet më përfaqësuese dhe të ekspozojë historitë njerëzore që duhet të na shqetësojnë.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ] #sot#JonidaShehu#euronewsalbania
Ещё видео!