Lajme Arkiva 2006
Brenda pak ditëve demokratët do të japin miratimin e tyre për kandidaturat e socialistëve që do të kalojnë më pas në një tjetër përzgjedhje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Këtë garanci e jep kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi menjëherë pas deklaratës së homologut të tij socialist, Majko, se Partia Demokratike ka bllokuar zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që emërohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Bamir Topi: “Ne kemi pritur zotin Majko jo prej ditësh, por prej muajsh dhe më së fundi ato u futën në procedurë. Mund të them që ka vetëm një javë që kanë ardhur emrat dhe sikurse e kërkon serioziteti i procesit këto katër emra po verifikohen dhe të jeni të bindur, nëpërmjet jush ia transmetoj edhe zotit Majko, që brenda dy-tre ditësh ne do të realizojmë korrespondencën si mbas kushteve të ligjit”.
Institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka mbetur prej muajsh me katër anëtarë nga shtatë që duhet të ketë gjithsej pasi as Këshilli i Lartë i Drejtësisë, as presidenti dhe as parlamenti nuk e kanë zgjedhur kandidatin përkatës, por përzgjedhja e kandidaturës nga ana e Partisë Demokratike i hap rrugë KLD-së të emërojë anëtarin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa Topi sugjeron që të jetë institucioni i Presidencës ai që duhet të përzgjedhë kandidaturën i pari.
Bamir Topi: “Askush nuk duhet të presë njëri-tjetrin. Do ishte shumë mirë sikur të treja kandidaturat të zgjidheshin në sinkron sepse edhe në ligj nuk ka ndonjë radhë se kush duhet ta zgjedhë i pari, por gjithmonë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj kështu që ato institucione që kanë titull individual ekzekutues, sikurse është institucioni i presidentit duhet edhe për shkak të pozicionit të veçantë si garant i ligjeve të Kushtetutës duhet të ishte i pari”.
Demokratët janë akuzuar nga opozita se me emërimin e dy anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kërkojnë të përzgjedhin kandidaturën e tyre në KQZ, ndërsa Topi thekson se opozita duhet të heqë dorë nga paragjykimet dhe garanton se përzgjedhja do të bëhet sipas ligjit./tvklan.al
Gazetar: Ilir Saqellari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!