Si pasoje e reshjeve te shiut me intesitet, gjatë mbrëmjes te se dieles ne zonen e Elbasanit, janë përmbytur tre shtëpi, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata është rikthyer në normalitet. Raportohet se aktualisht po punohet ne segmentin Mollas-Frashër, pasi ka pasur bllokim të rrugës nga rënie e një masivi dheu, ashtu si edhe ne rrugen Paper-Pajun, e cila u bllokuar per disa ore.
Konkretisht ne zonen e Muriqanit ka përmbytje gati 2 hektare tokë bujqësore dhe 1 hektare përmbytje në Paper. Ndersa ne njesite admintrative Hotolisht dhe Polis në bashkinë Librazhd ka probleme me energjinë elektrike, si pasoje e demeve qe shkaktuan reshjet e shiut.
Gjithashtu pas reshjeve probleme jane raportuar edhe ne Shkoder, ku jane përmbytur 1330 hektarë tokë. Nga autoritete behet e ditur se Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, teksa vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Hidrometri në Dajç mengjesin e se henes shënoi kuotën 6.35m, kur kuota max duhet te jete 6.30 m.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkoder#Elbasan#TopChannel
Ещё видео!