Kriza politike në Itali përfundoi në mënyrë të pashmangshme me zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 25 shtator. Kreu i Qeverisë unitetit kombëtar të Mario Draghit do të qëndrojë në detyrë deri pas zgjedhjeve, kur të vijë kabineti i radhës.
Partitë që pritet të përfitojnë më së shumti nga kriza përfshijnë Legën e Mateo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berslucionit.
Por, partia e parë në sondazhe, me rreth 22%, është “Vëllezërit e Italisë” (Fratteli Di Italia) e pasuar nga Partia Demokratike në vend të dytë. Lega ka rënë nën 15% dhe Lëvizja 5 Yjet rreth 10%. Forza Italia e Berlusconit është në vendin e pestë.
Liderja e Fratelli d’Italia Giorga Meloni parashikohet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit, parashikime alarmante që kanë shqëtësuar vendin fqinj.
Megjithatë, çështja e zgjedhjeve nuk ka të bëjë vetëm me dinamikën e vetë partive por edhe ato të koalicioneve zgjedhore bazuar në ligjin zgjedhor. Nëse qendra e djathtë bashkohet dhe ka një marrëveshje me Melonin dhe "Vëllezërit e Italisë, atëherë rezultati duket i sigurt.
"Vëllezërit e Italisë" janë një parti e ekstremit të djathtë dhe pasardhësit e Partisë Fashiste të pasluftës, dhe nëse fitojnë zgjedhjet, siç tregojnë sondazhet e opinionit, atëhere vendi fqinj do të marrë një kthesë të fortë politike.
Draghi largohet një vit e gjysmë pasi u emërua si kreu i pazgjedhur i një qeverie uniteti. Kjo pasi tre parti të koalicionit të tij qeverisës refuzuan ta mbështesin në votëbesimin e mbajtur në Senat gjatë së mërkurës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Itali#Parti#TopChannel
Ещё видео!