Edhe pse BE i ftoi të dy në Bruskel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk ka vendosur për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Pas rrëmbit të tre policëve, Bashkimi Evropian I bëri thirrjë të dy liderëve që të shkojnë në Bruksel për takim javën e ardhshme. Nga Forumi i Prespës, Kurti ka deklaruar se do t’i përgjigjet me kohë shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kur ta marrë ftesën.
“Nuk kam vendosur ende, por do t’i përgjigjem në kohë të duhur zotit Borrell, sepse ai nuk na ka ftuar në një takim këtë mbrëmje. Është javën e ardhshme”, ka deklaruar Kurti.
Në këtë forum, Kurti ka bërë thirrje që bota ta dënojë agresionin e Serbisë, pasi rrëmbeu tre policë të Kosovës brenda territorit të vendit. Ai po ashtu ka kritikuar KFOR-in për mospozicionim në rastin e incidentit.
Një ditë më parë, Borrell bëri të ditur se do të ftojë Kurtin e Vuçicin në një takim javën e ardhshme në Bruksel. Ai cilësoi takimin si thirrje për “menaxhim krize” pas tensioneve në veri të Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#BE
Ещё видео!