#oranews #drogedurres #kapetdroge #100kgkokaine
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me superaksionin në Tiranë, ku u sekuestruan 100 kilogramë kokainë në një kompani bananesh.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, ka bërë me dije se droga është futur në magazinën e bananeve që vinin nga Amerika Latine.
Mësohet se droga e sekuestruar kishte ardhur nga Euadori. Pasi ka kaluar në disa porte, kontenjeri në cilin ndodhej droga ka mbërritur në portin e Durrësit, ku dhe ka qëndruar për tre ditë.
Gazetari bën me dije se policia ka pasur informacion se nga është nisur dërgesa, por nuk ka ndërhyrë.
Sapo ka dalë nga porti në drejtim të magazinës në Vaqarr, në ‘Urën e Beshirit’ dhe sapo është futur kontenjeri brenda magazinës ka ndërhyrë policia, e cila ka bllokuar kokainën dhe biznesit.
Ora News, mëson se janë ndaluar dy persona. Bëhet fjalë për shoferi i kamionit, dhe personi që do e ndihmonte me shkarkimin e arkave të bananeve, por megjithatë nuk dihen emrat e tyre.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!