Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me arrestimin e vrasësit të 51-vjeçarit, Petrit Vuksanit, në Shkodër. Bëhet me dije se autori i dyshuar, Lekë Vuksani, qëndronte i fshehur në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër. Raportohet se ai kishte kërcënuar pronaren e banesës për t’i hapur derën dhe mos kallëzuar vendndodhjen e tij në polici. “34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar”, njofton policia. Pas 21 orësh kërkime, policia e Shkodrës në bashkëpunim me RENEA kanë bërë të mundur lokalizmin dhe arrestimin e tij. Në momentin e arrestimi u gjet dhe arma e krimit me të cilin u vra 51-vjeçari. Ky i fundit ishte kushëri me viktimën dhe i kishte dhënë një banesë me qira, pagesa e së cilës dyshohet se është dhe motiv i ngjarjes së rëndë. Viktima kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe ndodhej i vetëm në momentin e ekzekutimit.
Ещё видео!