Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Daullet dhe muzika prej ditësh kanë lajmëruar afrimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Miliarda mysliman në botë kanë nisur sot muajin e Ramazanit. 30 ditët e agjërimit, sakrificës dhe durimit, kushtuar Allahut të tyre, profetit Muhamed.
Me ardhjen e islamit që nga viti 1422, ka nisur agjërimi në muajin hënor, që është ai i Ramazanit. Koha e agjërimit është nga agimi deri në perëndimin e diellit. Myslimanët kanë të detyrueshme pesë falje, të cilat i shoqërojnë edhe këtë muaj. Kreshnik Osmani, drejtor i propagandës në Komunitetin Mysliman thotë:
“Ky muaj është muaji i dashamirësisë, është muaji i afrimit midis njerëzve, muaji i rikthimit të njeriut në moralet dhe virtytet më të larta njerëzore. Ky është muaji në të cilin Allahu i madhëruar, na ka bërë obligim të agjërojmë, duke u ndalur nga çdo gjë që është e dashur për zemrën dhe për shpirtin e njeriut”.
Riti fetar, predikimi agjërimi i myslimanëve do të vazhdojë deri në datën 16 Dhjetor, në festën më të madhe të myslimanëve atë të Kurban Bajramit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!