#oranews #korce #policiakorce #gjendetfoshnja #foshnjanevalixhe #gjendetfoshnjaevdekur
Fqinjët e pallatit ku u foshnja e porsalindur u gjet e vdekur në valixhe janë të tronditur. Ata tregojnë se gruaja ishte me aftësi të kufizuara.
“ E sëmurë është shumë e sëmurë e gjora. Jetonte në katin e dytë” thotë një nënë e moshuar fqinje e gruas.
Ndjejnë keqardhje ndërsa nuk nguten të thonë shumë gjëra, ndoshta sepse muret e apartamentit të katit të dytë, në lagjen nr 15 në Korçë, kishin mbajtur të kyçur të gjitha problemet me të cilat jetonte gruaja së bashku me djalin e saj autik të moshës 15 vjeçare.
"Komunikonim por nuk di të vërtetën. I shoqi jetonte në Greqi. Ajo ka një djalë por nuk e ka mirë. Nuk e di të vërtetën"
Bashkëshorti i gruas kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe ka konstatuar një erë të rëndë në dollap. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, por mësohet se nuk është në gjëndje të sqarojë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!