[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i lartë i unionit për politikën e jashtme, Josef Borrel në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Borrel përsëriti se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet e nevojshme dhe konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. JOSEPH BORRELLSHEFI I POLITIKES SE JASHTME, BE“Të gjithë ministrat rikonfirmuan angazhimin në perspektivën europiane të rajonit dhe pati një mbështetje të fortë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur. Ju jeni vendi i dytë që keni pritur më gjatë në derën e zgjerimit. Dua të theksoj shumë qartë dhe të përsëris se nuk ka mbështetje aspak për ndarjen nga Shqipëria, as nga institucionet e BE-së dhe as nga shtetet anëtare. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet e nevojshme për të nisur negociatat e anëtarësimit, njësoj si Shqipëria dhe procesi duhet të nisë sa më parë.”Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev këmbënguli se ka ardhur koha për të ecur përpara pasi pritja i vlen vetëm thyerjes së besueshmërisë së unionit në rajon. ZORAN ZAEVKRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT“Ne kemi një mision të qartë dhe kemi punuar fort për këtë, e mbajtëm fjalën sepse e dimë që nuk ka rrugë tjetër përvec asaj europiane. Nuk duam të presim më shumë, por të shkojmë përpara. Nuk po kërkojmë më shumë sesa meritojmë, që në marsin e kaluar u konfirmua se ne i kemi përmbushur kushtet prandaj BE duhet të mbajë fjalën.” Mosmarrëveshjet me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin bllokuan mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut. Palët nuk kanë bërë progres në zgjidhjen e tyre pasi Bullgaria përjetoi një paqëndrueshmëri të thellë politike ndërsa më 11 korrik vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.
Ещё видео!