Gjirokastra është mbipopulluar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Ndërtesat historike me muret dhe çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e zbardhura me gëlqere kanë tërhequr vizitorë të shumtë.
Lagja e qytetit të vjetër është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, aty ku nuk mungojnë edhe suveniret tradicionale shqiptare. Shumica e të huajve e kanë vizituar për herë të parë qytetin e gurtë.
“Jam nga Republika Çeke, është hera e parë që vij në Gjirokastër. Është një qytet shumë i bukur”.
“Vij nga Suedia. Do qëndroj disa ditë. Qenka një qytet shumë i bukur”.
“Pamë kalanë e qytetit, është shumë e bukur”
“Është hera e parë që vij në Gjirokastër dhe në Shqipëri. Është një qytet mjaft i bukur tradicional, edhe njerëzit po ashtu”.
Rikthimi pas 8 vitesh i Festivalit Folklorik Kombëtar në qytetin e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit Osman, është një tjetër arsye që të regjistrojë një numër të lartë vizitorësh në këtë fillim sezoni turistik.
Tv Klan
#gjirokastra #turizmi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!