Në bankën bosh të Noelës, gjimnazistes 17-vjeçare që humbi jetën nga meningiti akut, janë vendosur lule nga shokët e saj të klasës, ndërsa të gjitha ambientet e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës janë dezinfektuar. Masa mbrojtjëse janë marrë dhe ndaj nxënësve e mësuesve.
Masa profilaktike janë sugjeruar për të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me 17-vjeçaren, përfshirë dhe personelin mjekësor tê Urgjencës Spitalore, ndërkohë që janë gjurmuar personat që mund të jenë ekspozuar ndaj sëmundjes.
Në mungesë të një komunikimi zyrtar nga autoritetet e shëndetit publik situata konsiderohet e paqartë dhe ka shkaktuar pasiguri në komunitet.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë mundur të njoftojnë në kohë shkakun e vdekjes së 17-vjeçares duke lejuar një pjesëmarrje masive në varrimin e saj të dielën. Ndërkohë drejtori i gjimnazit Tomorr Agalliu sqaron se ai dhe stafi po përpiqen të sqarojnë dhe prindërit e nxënësve që janë shfaqur bashkëpunues, ndërsa dita e martë do të jetë një ditë normale shkolle.
Noela humbi jetën në QSUT pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi, pas paraqitjes fillestare në Spitalin e Durrësit. Rasti i meningitit të rëndë konsiderohet i pazakontë në Durrës prej kohësh, Rasti nxjerr në pah domosdoshmërinë e masave parandaluese për sëmundjet infektive dhe rëndësisë së vaksinimit në moshë të hershme.
Ndërkohë, analizat laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik pritet të konfirmojnë nëntipin e saktë të shtamit të meningitit, i cili do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut dhe parandalimin e rasteve të tjera në vijim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#TopChannelNews
Ещё видео!