Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Një automjet u shkrumbua ne fshatin Grudë të Shkodrës. Flakët përpinë mjetin, targat të cilit i ishin hequr targat dhe shasia. Ngjarja u regjistrua orët e vona të mbrëmjes në një rrugë dytësore, ndërsa policia dyshon se zjarrëvënia është e qëllimtë, pasi ekziston pista që makina të jetë përdorur në një ngjarje të mundshme kriminale.Automjeti mund të jetë braktisur dhe është djegur me benzinë plotësisht, ndërsa personat që e kanë bërë këtë për të fshehur gjurmët nuk janë identifikuar. Grupi hetimor po punon pikërisht për të gjetur numrin e shasisë dhe se kujt i përket automjeti.Ndërkohë edhe një ditë më parë u përfshi nga flakët një tjetër automjet që i përket një punonjësi policie.Edhe kjo ngjarje rezulton e qëllimshme, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që i vë zjarrin makinës. Përveç djegieve, në 24 orët e fundit në Shkodër ka ndodhur një tjetër ngjarje. Një automjet tip Range Rover u tentua të vidhet.Autorët kanë thyer xhamin dhe kanë hequr sistemin e alarmit, por nuk kanë arritur që ta ndezin automjetin dhe menjëherë sapo pronari i makinës doli nga shtëpia, autorët janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë./vizionplus.tv
Ещё видео!