Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Flakët në pyllin me Pisha vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, të ardhura nga Fierit, Rroskoveci, Divjaka, Lushnja dhe Vlora, si edhe dy autobote uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësëve.
Zjarri i 3 diteve me pare ne pyllin e Darzezes ka shkrumbuar djegur një sipërfaqe të gjerë me pisha dhe shkurre, 2 stane dhe 1 makazin
Pavarësisht apeleve të shpeshta nga policia, ngjarjet janë ripërsëritur duke vënë në rrezik shpesh herë dhe zonat e banuara. Djegia e pronës me zjarr është një vepër penale që dënohet me 5 vite burg dhe nëse ka pasoja të rënda dënimi shkon deri në 15 vite burg.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pishporo#Fier
Ещё видео!