Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të nisë ditën e sotme në Shqipëri. Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
