Pas ndërtimit të bazës ushtarake të NATO-s në Porto Romano, Sali Berisha hodhi dyshime se fshihet megaskandali i radhës i kryeministrit Edi Rama. Për kryetarin e demokratëve deklarata e kreut të qeverisë dhënë në krah të shefit të aleancës Stoltenberg është një tentativë e Edi Ramës që kërkon të përdorë reputacionin që ka aleanca për qëllimet e tij korruptive.
“Unë e përshëndes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me El Emanin të përvetësimit të 1000 metrave katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.”
Berisha tha se Partia demokratike mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën, duke garantuar se pas ardhjes në pushtet ajo është e gatshme t’i afrojë Aleancës të gjithë lehtësirat aeroportuale që i duhen në territorin e Shqipërisë për të përmbushur misionit të saj të madh.
Tv Klan
#saliberisha #nato
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!