Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur sipas radios Evropa e Lirë, rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë. Kolona e kamionëve nuk është shumë e gjatë, pasi siç thanë vetë shoferët, shumë transportues me të dëgjuar lajmin se nuk u lejohet hyrja në Kosovë, janë ndalur në parkingje dhe pika karburantesh.
Gazmend Kastrati, shofer i një kompanie nga Kosova, mëngjesin e së enjtes po transportonte grurë nga Serbia për në Kosovë. Edhe pse mjeti me të cilin ai po transportonte grurin ka targa të kosovës, ai nuk mund të hyjë në vend pasi malli e ka origjinën nga Serbia. Po ashtu, i bllokuar është edhe Nenad Nastasievic, shofer i një kamioni me targa serbe që po transportonte pllaka gipsi nga bullgaria për në kosovë.
Autokolona në Kufi nisi të krijohej pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se "synimi ynë është siguria, dhe se siguria fillon te kufijtë".
"Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese", tha Kurti në një konferencë për shtyp mëngjesin e të enjtes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Kosova
Ещё видео!