Tiranë
Goditet një tjetër rast i mitdhënies
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Më datë 19.01.2017, në rrugën "Teodor Keko" shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- E. R., 33 vjeç, banues Tiranë.
Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedes Benz", duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës.
Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për ti'u shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Ещё видео!