[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Juglindja e vendit është përfshire nga nje i ftohte i acarte. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura që arritën deri ne -17 ne Voskopoje. I ftohti ekstrem ka shkaktuar jo pak probleme ne qarkun e Korçës ku përveç bllokimit te rrugëve në zonat e thella, shpesh ka edhe mungesë të energjisë elektrike si dhe ujit te pijshëm, pasi tubacionet e ujësjellësit kane ngrire. Edhe ne qytetin e Korçës, ngrica ka sjellë probleme ne lëvizje, pasi rrugët dhe rrugicat janë te mbuluara nga akulli. Ne spital jane paraqitur edhe disa persona që kanë pësuar fraktura dhe dëmtime te lehta, pasi kanë rrëshqitur. Ndërkohë OSHEE po punon per te rikthyer furnizimin me energji ne disa fshatra te Korçës dhe Devollit, por edhe ne komunat Vithkuq dhe Dardhas.Edhe ne Kruje, moti i keq ka bllokuar te gjithë fshatrat e malësisë se këtij rrethi, ku trashësia e dëborës arrin deri ne 30 cm. Fshatrat Shkrete, Boville, Cudhi, Raze dhe Shkjeze kane mbetur krejtësisht te izoluara, për shkak të bllokimit të rrugës. Gjithashtu disa fshatra te tjerë janë pa drita si pasoje e rrëzimit te shtyllave elektrike nga erërat e forta. Probleme me furnizimin me energji elektrike për shkak te moti te keq ka patur edhe ne qarkun e Kukësit ne komuna Terthore dhe fshatin Breg Lum. Situata është duke u ndjekur nga shtabi i emergjencave.
Ещё видео!