#oranews #italia #pensionet #vitetepunes #shqiptaretitali
Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Kjo do të favorizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve
Qeveria italiane do të pranojë marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen dy palëshe të viteve të punës për efekt të daljes në pension.
Madje senati ka miratuar fazën e parë duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.
Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës.
Në relacionin për financat kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në vitin 2023 e Më tej në vitin 2024 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032 pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!