Gjykata e Posacme antikorrupsion ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për zëvëndës presidentitn e Federatës shqiptare të Futbollit Arben Dervishaj.
Ky i fundit u arrestua më datë 16 nëntor të këtij vitit nën akuzën e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dervishaj u arrestua në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit, pasi sipas prokurorëve specialë, ai ka firmosur shkresa për punë të pakryera. Perves kësaj, SPAK thotë se Dervishaj dyshohet se ka përfituar para nga shtetasi Klodian Zoto, një prej njerzëve të shpallur në kërkim lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.
Zoto dyshohet se favorizonte Dervishajn, duke i ofruar këtij të fundit udhëtime private jashtë shtetit, bileta avioni, qëndrime në hotele, por dhe bileta për ndeshje futbolli në stadiumet italiane.
Në burg për aferën e inceneratorit të Fierit janë edhe ish ministri i mjedisit Lefter Koka e sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako. Sipas SPAK, Koka e Bllako, në shkelje të ligjit, hodhën firmën për të shndërruar sipërfaqen në të cilën u ndërtua incenetarori, nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 14 milionë lekë.
146 milionë lekë sipas SPAK janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga shoqëria që përfitoi koncesionin dhe nga ajo që ndërtoi inceneratorin. Nga shoqëritë janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.
Ka dyshime se edhe ish ministri i Financave, Arben Ahmertaj ka pwrfituar pagesa nga inceneratoret.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Hetimet#ArbenDervishaj
Ещё видео!