Drejtoria Rajonale Arsimore e Fierit, menjëherë pas interesimit të emisionit Fiks Fare për ngjarjen e ndodhur në oborrin e shkollës “Meleq Gosnishti", ku një nxenës theu krahun, ngriti grupin e punës.
Grupi i punës i ngirur në dt 10 nëntor 2023, me urdhër të drejtoreshës së DRAP-it, verifikoi ngjarjen, të gjitha veprimet e mësuesit Aleksandër Semanjakut dhe drejtueses së shkollës.Konkluzionet e këtij grupi pune ishin të njëjtat me problemet që Fiks Fare ngriti një ditë më parë.
Sipas tyre, pezullimi nga puna i mësuesit Aleksandër Semanjakut është në kundërshtim me ligjin “për sistemin arsimor në republikën e Shqipërisë”
Në Fiks Fare u denoncuan veprimet indiferente të drejtoreshës së shkollës e cila nuk njoftoi as ambulancën për fëmijën që theu krahun në shkollë dhe as ZVA apo DRAP, por u mjaftua me në pezullim të mësuesit që denoncoi veprimet e saj.Drejtoresha e shkollës nuk pranoi t’i përgjigjej gazetares së Fiks Fare me justifikimin se nuk e lejonin eprorët e saj. Por komisioni i ngritur nga DRAP Fier analizoi të gjitha këto veprime të drejtoreshës së shkollës dhe ngjarjen e ndodhur në oborrin e shkollës “Meleq Gosnishti” në dt 3 nëntor 2023, gjatë pushimit të gjatë, dhe arriti në përfundimin se drejtoria e shkollës nuk ka vepruar në zbatim të rregullores për funksionin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu, pas analizës që u bëri fakteve ky grup pune vendosi që të kalojë në komision të disiplinës pranë Drejtorise Rajonale Arsimore të Fierit, drejtoreshën e shkollës, Entela Kenaçi
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!