Ashtu siç ishte njoftuar më parë, Presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit, si në Kuvend ashtu edhe në ceremoninë e mbajtur në Presidencë nuk shoqërohej nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, po nga tre fëmijët e tij.
Ndërsa Kryemadhi, ndonëse prezente në të dyja ceremonitë, qëndroi larg kreut të ri të shtetit, duke ruajtuar pozicionin si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Këtë qëndrim çifti i bashkëshortëve e ruajti edhe në pritjen që presidenti i ri zhvilloi në ambientet e Presidencës.
Në videon pak më lart, shihet momenti kur Meta pret me radhë të ftuarit në koktejin pas përmbylljes së ceremonisë. Siç mund të dallohet, takimi me bashkëshorten e tij Kryemadhi ishte tepër zyrtar, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh.
Shtrëngim duarsh Presidenti i ri pati edhe me Kryeministrin Edi Rama, një takim që mungoi më herët gjatë betimit të parlament.
Pas kësaj Kryeministri Rama u largua nga ambientet e Presidencës, duke mos qëndruar për koktejin./tvklan.al
Ещё видео!