Sali Berisha dhe Ilir Meta vulosën bashkëpunimin e ri politik për zgjedhjet e pranverës.
Kandidatët për kryetar bashkie do të dalin nga dera e Partisë Demokratike përmes primareve, ku Partia e Lirisë ka vendosur të bëhet pjesë e garës.
Për Këshillat Bashkiakë përcaktuese do të jenë votat që do të arrijë të grumbullojë secila parti. Por marrëveshja nuk përcakton se si do të regjistrohen kandidatët për zgjedhjet lokale, dhe as me çfarë logo do të përfaqësohen palët në zgjedhje.
Rivali i Erion Veliajt do të vijë nga radhët e demokratëve. Emri i Belind Këlliçit u konfirmua para se ai të shpallte pjesëmarrjen në primare. Kandidati duket se ka bekimin e dy drejtuesve të opozitës.
Historia e ka treguar se në periudha të ndryshme Meta dhe Berisha kanë ndryshuar shpesh rolet nga miq të detyruar, kane qenë dhe armiq të përbetuar.
Sot kane vendosur të arkivojnë sulmet e ashpra ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë për një qëllim të përbashkët.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SaliBerisha#IlirMeta#TopChannelNews
Ещё видео!