Rruga nacionale Kukës-Shishtavec është dëmtuar duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Prej disa ditës një masiv prej afro një mije metër kub gurësh e dheu ka rene nga faqja e malit duke bere qe rruga te behet e pakalueshme edhe për banoret. Ne këto kushte, prej disa ditësh zgjidhja e vetme e lëvizjes për 7 mije banoret e komunave Shishtavec dhe Topojan është një tunel 200 metra i gjate, i cili ne fakt është hapur për tubacionet e një hidrocentrali qe po ndërtohet aty pranë. Për banoret natyra e egër por e bukur, nuk ka lëne asnjë shteg tjetër kalimi. Ata thonë se shembja ka ndodhur gjate shpërthimeve nga firma qe ndërton HEC-in. Specialistet e rrugëve e kane pare nga afër situatën dhe e konsiderojnë tepër te rrezikshme ndërhyrjen, pasi ne çdo moment bien gurë nga shpati i paqëndrueshëm i malit. Gryka e Vanave ku shtrihet kjo rruge është nder perlat e natyrës shqiptare, ku synohet dhe zhvillimi i turizmit malor dhe atij dimëror.
National road Kukes-Shishtavec is damaged, blocking vehicular traffic. From some day a mass of nearly one thousand cubic meters of stones and earth fell from the face of the mountain causing road becomes impassable for residents. In these conditions, a few days only solution of moving to 7 thousand people municipalities Shishtavec and Topojan is a tunnel 200 feet long, which in fact is open to the pipes of a power plant that is being built nearby. For residents but beautiful wild nature, has left no other path switching. They say that the collapse occurred during outbreaks of the firm that builds power plant. Road specialists have seen the situation closely and consider more dangerous intervention, because at any moment fall from unstable mountain slopes stones. Vanave Gorge where lies the road is among Albanian natural pearls, which aims at the development of mountain tourism and winter.
Ещё видео!